• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Telashet për Gruevskin nuk kanë mbaruar. Ja çfarë i ka ndodhur tani


    Janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për ish kryeministrin Nikola Gruevski i cili ndodhet me azil në Hungari dhe një ish agjent të Sigurimit. Urdhër-arresti lidhet me situatën e dhunshme të 27 prillit në parlamentin maqedonas. Kujtojmë se ky është urdhri i dytë ndaj ish kryeministrit Gruevski, pasi në muajin nëntor u lëshuar një fletë arresti ku akuzohej për shpërdorim fondesh publike dhe pas kësaj u arratis.

    Prokuroria për krimin e organizuar dhe korrupsionin deklaroi se ndaj dy ish-zyrtarëve është dorëzuar paraprakisht masa e paraburgimit prej 30 ditësh pranë Ministrisë së Brendshme. Por ish kryeministrit Gruevski prej muajsh jeton në arrati, ndërsa ish-sigurimsi, Nikola Boshkovski është larguar drejt Greqisë disa muaj më parë. Gruevski u shpall fajtor dhe u dënua me dy vite burg për rastin e skandalit me makinën që bleu me fondet e shtetit, një Mercedes me shumë 600 mijë euro në vitin 2016.

    Kërkesat formale për ekstradimin e Gruevskit nuk kanë pasur sukses, ndërsa në fund/muajin e kaluar policia hungareze i dha fund hetimeve rreth mbërritjes së ish-qeveritarit në vend, duke shtuar se asnjëra palë nuk kishte shkelur ligjet në fuqi. Nuk dihet se çfarë do ndodhë, aktualisht Gruevski ndodhet në Hungari, me statusin e azilantit. / Tiranapost.al. E.B

    Të pathënat e Gruevskit: Nga Tirana në Hungari, këtu ku ndodhem jam i Lirë!