• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Tek nëna jote, aty fshihet çelësi i jetëgjatësisë tënde


    Është e rëndësishme që të gjesh kohën për të vizituar prindërit, veçanërisht nënën, sidomos mes gjithë angazhimeve të një adulti që bën një punë, ndonjëherë edhe dy dhe që ka edhe angazhimet të tjera.

    Po si ndihmon konkretisht takimi me nënën në rritjen e jetëgjatësisë?

    “Zoti nuk mund të ishte kudo, ndaj krijoi nënën”, thotë një shprehje e vjetër dhe është kaq e goditur.

    Nëna është ajo figurë që jo vetëm rrit dhe krijon thelbin e fëmijëve, por i nxjerr në jetë, i shoqëron dhe i këshillon deri në ditën e fundit. Dhe roli i një nëne është diçka e pazëvendësueshme për një rritje të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Është po aq i rëndë

    Rreziku i izolimit

    Një studim i kryer nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Utah vuri në dukje se mungesa e marrëdhënieve dëmton rëndë njerëzit e moshuar. Një gruaje që i vdes i shoqi ndjen nevojën për të pasur gjithmonë e më pranë fëmijët. Dhe një nënë që vizitohet rrallë, do ndjejë vetmi, do shkojë shpejt drejt fundit për shkak të stresit dhe izolimit që shkaktojnë disa sëmundje si demenca. Pastaj humbja e nënës do të thotë të humbasësh kuptimin e jetës, cilësinë e saj dhe një dashuri shumë të madhe. Kjo do të ulte edhe shanset e tua për të jetuar më gjatë.

    Roli i emocioneve

    Vlera e një emocioni pozitiv, mbase i papritur, ka aftësinë për të prodhuar entuziazëm, motivim, madje edhe shërim. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të gjithë personat e moshuar që të marrin kujdesin dhe vëmendjen e duhur.

    Rafael Bisquerra psikolog, sqaron se roli që luajnë emocionet pozitive që tek foshnjat e deri tek të moshuarit është po aq i rëndësishëm sa ushqimi. Prandaj është thelbësore që të moshuarit të mos privohen nga ky ilaç për shpirtin.

    *Ky post u përshtat nga giornodopogiorno dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]