Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Tek Blendi dhe Nora erdhën festat. Aroni dhe Ambla po vendosin yllin në pemë


Seç ka një magji ajo pema e Krishtlindjeve, që një nga një po vihet në çdo shtëpi. Jo vetëm që i jep shtëpisë dritë, po zbut edhe ata më fanatikët, që fotot e gruas dhe fëmijëve i mbajnë vetëm në albumin e familjes. Në shtëpinë e Nora  dhe Blendi Klosit pema u stolis dhe ylli i kuq në majë po vihet me tre duar, nga Aroni, babi Blendi dhe Ambla mbi supet e tij, veshur të tre me tuta shtëpie. Fotoja më e bukur e vitit nuk mbahet kyçur. Edhe pse ai nuk shquhet për ekspozim të familjes, kjo foto me pemë, buzëqeshje dhe yje e ka tunduar për t’ia rrëfyer gjithë botës. Festat e kanë këtë magji. Atë të familjes.

(Aron, Ambla dhe Blendi, foto nga Instagrami)

K.S/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *