Showbiz

Tefta Radi: Ju rrëfej ditën e fundit me Frankon, para se të binte në gjumë përgjithmonë

Tefta Radi: Ju rrëfej ditën e fundit me Frankon, para se të binte

Tefta Radi është rikthyer nga Australia për të promovuar librin mbi jetën e Françesk Radit dhe e ftuar në Soiree rrëfeu ditën e fundit që kaloi me të.

"Dita e fundit me Frankon ishte si një nga ditët tona të zakonshme, mjaft e lumtur. Ishte e diel, më kishte ardhur vëllai nga Australia, ishim në Petrelë në një zonë të bukur, drekuam me miqtë tanë, me Mark Lulin dhe bashkëshorten  e tij. Ishte një ditë plot humor, plot batuta, sepse një nga të veçantat e Frankos ishte humori i tij, buzëqeshja e tij e ëmbël dhe humori me batuta që të bënte të flakje tej çdo lloj nervozizmi. Ishte një ditë e zakonshme, sepse të gjitha ditët tona ishin të bukura. U kthyem në shtëpi rreth orës 6. Pas gjysmë ore pushimi u fut në studion e tij. U ul për të punuar. Ishte duke përgatitur 5-6 këngë para se të largoheshim për në Australi në një recital që do t'i realizonte tek Alban Dudushi me tenorin Kastriot Tusha. Ishin këngë të zgjedhura, këngë të bukura, napoletane, për t'i patur si kujtim dy miq. Kishim dy ditë që kishim filluar provat. Ndodhi ajo çudia që ndodhi. Punoi dy orë e gjysmë. Nga ora 9 u ulëm për të parë një koncert në Rai në Arena di Verona, bëhej me gratë artiste italiane me Loredana Bertè etj. dhe të gjithë fondet do të kalonin për gratë e dhunuara. Ishte koncert brilant. U kënaqëm dhe rreth orës 12-12:30 sa mbaroi koncerti dhe nga ora 1 ramë për të fjetur dhe Franko ra në një gjumë dhe nuk u ngrit më", tregoi Tefta Radi e përlotur.

Françesk Radi pësoi hemorragji cerebrale dhe pas disa ditëve luftë u nda nga jeta në prill të 2017-ës.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar intervistës së saj në Soiree, Top Channel