Aktualitet

Teatri Kombëtar/ Veliaj reagon për projektin e Kapexhiut: E kam mik, por nuk bie dakord

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar ndaj projektit për Teatrin e ri Kombëtar që është prezantuar nga Bujar Kapexhiu si një alternativë ndaj planit të qeverisë.

Veliaj është shprehur se ndërtimi godina e Teartit Kombëtar  është ndërtuar me një arkitekturë fashiste dhe ishte nisur për të qenë një projekt i përkohshëm deri në mbarimin e luftës dhe se tashmë Tiranës i duhet një strukturë moderne.

“Unë e kam mik të mirë Bujar Kapexhiun. Kemi shumë projekte me të... por, nuk bie dakort me nje propozim për arkitekturë fashiste, të vazhdojmë të themi të ndërtojmë një qytet të ri fashist… propozim i ri është përgjigja pse na duhet një strukturë moderne në Tiranë.”- është shprehur Veliaj për gazetarin Sokol Balla. K.H/ tiranapost.al