Aktualitet

Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet dhe do jetë më i miri në rajon

Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet dhe do jetë më i

Kandidati për mandatin e dytë si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj, konfirmoi ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Gjatë një takimi me banorë të njësisë bashkiake nr.2, Veliaj kërkoi një mandat të dytë nga banorët e kryeqytetit, me qëllim për të çuar para projektet.

Teksa përmendi projektet e reja për Tiranës, ai konfirmoa se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet dhe do të jetë më i miri në rajon.

“Teatri i ri do të bëhet. Do të jetë më i miri në këtë rajon si Pazari i ri, unë nuk pranoj që të ma fyejë njeri inteligjencën dhe të thotë tallashi është më i mirë. Është turp që një shqiptarë të thotë që një barake e kohës së fashizmit e ndërtuar provizorisht për të argëtuar ushtarët, të themi që është pasuri?!” /Tiranapost.al/