• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Të zhgënjyer që BE nuk hapi negociatat, reagon DASH: Ka aktorë keqdashës, por shpresojmë për ‘PO’ në samitin e Majit


    Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk ra dakord për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në këtë moement. SHBA-të mbështesin aspiratat  dhe reformat e vazhdueshme të të dy vendeve për të mirën e qytetarëve të tyre. 

    Departamenti Amerikan i shtetit ka reaguar për Jo-në e KE-së për negociatat. Morgan Ortagus, zëdhënësja e DASH ka bërë publik në Twitter deklaratën që vjen nga Departamenti Amerikan, ku ndër të tjera thuhet se një vendim pozitiv do të rikonfirmonte besueshmërinë e rrugës së tyre në BE dhe do të shtyhej fort kundër aktorëve të jashtëm keqdashës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Por Amerika Zyrtare shpreson që vendimi pozitiv do të jepet në samitin BE-Ballkani Perëndimor në majin e ardhshëm.

    Lexoni deklaratën si më poshtë: 

    Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për integrimin transatlantik dhe aspiratat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk i njohu përpjekjet shumë të forta të reformës së secilit vend duke rënë dakord për të hapur negociatat e pranimit në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të rikonfirmonte besueshmërinë e rrugës së tyre në BE dhe do të shtyhej fort kundër aktorëve të jashtëm keqdashës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne e pranojmë që Këshilli Evropian nuk i tha “jo” as Shqipërisë, as Maqedonisë Veriore, dhe as BE-ja nuk vendosi kushte të reja për hapjen e negociatave të pranimit. Shpresojmë që Këshilli Evropian të arrijë një konsensus mbi një vendim pozitiv për të dy vendet përpara Samitit BE-Ballkan Perëndimor në majin e ardhshëm.

    Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë pasi ata vazhdojnë punën e tyre për të forcuar sundimin e ligjit, përpjekjet e mëtejshme kundër korrupsionit, zhvillimin e ekonomive të tyre dhe luftimin e krimit të organizuar. Ne i inkurajojmë të dy vendet të qëndrojnë të palëkundura në ndërtimin e një shoqërie transparente, të bazuar në rregulla, demokratike, të përgjegjshme për nevojat e qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët evropianë për të përparuar qëllimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. / Tiranapost.al. E.B

    Image

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post