Shije

Të zgjedhësh tapetin?! Ja si të bësh investim të sigurt e të lirë!

Të zgjedhësh tapetin?! Ja si të bësh investim të sigurt

Nëse pyesni dikë që po modelon apo rinovon shtëpinë, se cila është ajo gjë në dhomën e ndenjies pa të cilën nuk do të bënte kurrsesi, përgjigjja është e menjëhershme: tapeti ose qilimi. Dhe ndonëse zgjedhja është personale përsa i takon ngjyrës dhe dizajnit, ka një gjë që i bashkon të gjithë blerësit me fëmijë: duhet të jetë një vend ku fëmija të jetë i sigurt teksa ecën këmbadoras apo luan. Ndaj, shumë prindër nuk kursejnë kur vjen puna tek materiali, që duhet të jetë mjaft i ngrohtë. Por a mjafton kaq? Një tapet i ngrohtë, a është i sigurt? Ne kemi pyetur në një nga sallonet më të specializuara për tregtimin e tapeteve cilësorë, "Pierre Cardin Home", dhe kemi zbuluar shumë gjëra që nuk i dinim më parë. Kemi mësuar për shembull disa gjëra që na vënë në rrezik. Por edhe se si një markë e mirë tapeti nuk ka pse të kushtojë shumë, madje mund ta blesh edhe 150 Euro... Po le t’i marrim gjërat me radhë.

Rreziqe që na vijnë

Mund të mendoni se i keni marrë masat për higjienën, e megjithatë kaq mund të mos mjaftojë. Sepse tapetet mund të përmbajnë ndotës dhe papastërti si: merimangat e pluhurit, mikro-insektet, kacabunjtë, grimca ndotëse, elemente të plumbit, sporet e mykut, pesticidet, papastërtitë dhe pluhurat, gazrat toksikë... Si të mos mjaftonin këto, elementet kimikë apo sintetikë të përdorur në prodhimin e tapeteve mund të dëmtojnë gjithashtu shëndetin. Një numër i madh i rasteve të raportuara kanë treguar se është pikërisht ky shkaku i kollës tek të vegjlit.

Si ta blejmë tapetin duke menduar për shëndetin?

Gjëja e parë për të cilën duhet të informoheni është lloji i fibrës së përdorur në endjen e tapetit. Ka plot elementë kimikë dhe sintetikë që përdoren në masë. Tapetet dhe qilimat më të shëndetshëm janë ata të endur me fije natyrale, të prodhuar në formë natyrale –autentike, siç janë: mëndafshi natyral, leshi natyral, bambuja natyrale dhe pambuku natyral. Gjithashtu, ekziston edhe një material tjetër tepër i shëndetshëm dhe cilësor në endje, që është akriliku industrial. Ky material, i cilësisë së parë, i certifikuar përsa i përket përdorimit dhe përmbajtjeve të shëndetshme që ka, siguron një sipërfaqe tepër të butë, të pastër dhe të sigurt ndaj shtypjeve apo konsumimit të shpejtë, duke i dhënë kështu tapetit tipare thuajse të ngjashme me ato të prodhuar me fibra natyrale-industriale.

Së dyti, çdo produkt duhet të shoqërohet me certifikatën e cilësisë së tij dhe detajet për prodhimin. Njëlloj si ushqimet që ne konsumojmë, veshmbathjet apo produktet e tjera, edhe tapeti duhet patjetër të shoqërohet me certifikatën e cilësisë dhe të dhënat për endjen e tij. Një tapet apo produkt tekstili pa certifikatë cilësie është tregues i një produkti jo të sigurt i një cilësisë që ne do bënim mirë ta shmangnim.

Së treti, ju duhet të jeni të vëmendshëm për ajrosjen e tapetit. Tapeti i duhur është ai që në çdo kohë dhe temperaturë ambienti mban një ajrosje të vazhdueshme. Për këtë ju mjafton të bindeni që tapeti është i endur me fibrat dhe fijet e duhura.

Së katërti, ju duhet të keni kujdes me mirëmbajtjen e tij. Sepse nëse në pastrimin e tapetit përdoren elementë kimikë dhe forma me përmbajtje toksike apo jo të shëndetshme, këto elemente kanë një mundësi shumë të madhe që të krijojnë mbetje në sipërfaqet e tapeteve edhe pas çdo larjeje.

Së fundmi, duhet të jeni të kujdesshëm për dendësinë e tapetit. Dendësi më e lartë do të thotë jetëgjatësi më e madhe, butësi që zgjat dhe rezistencë në kohë ndaj shtypjes dhe për rrjedhojë edhe papastërtive.

Po ku t’i gjejmë tapetet cilësore, pa u rrënuar ekonomikisht?!

Në "Pierre Cardin Home" mësuam se çdo produkt shoqërohet me certifikatën përkatëse të cilësisë dhe informacionet e detajuara për prodhimin e tyre dhe mbi të gjitha veçoritë përkatëse të materialeve të përdorura në endjen e tapeteve apo për çdo produkt. Tapetet dhe sixhadet e "Pierre Cardin Home" janë anti-alergjike, anti-bakeriale, anti-mykotike dhe rezistente ndaj pluhurit. Për më tepër, mund të drejtoheni pranë showroom-eve të "Pierre Cardin Home" dhe personeli aty është i hapur për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe i gatshëm për t'ju dhënë sugjerimet përkatëse për ambientet tuaja.

Për më tepër që deri në datë 20 shkurt në "Pierre Cardin" bëhet nami me uljet e fundsezonit. Aty do të gjeni promocione për të gjitha tapetet, 150 euro për tapetet 1.2 x 1.8m, 250 Euro për tapetet 1.6 x 2.3m dhe 350 euro për tapetet 2m x 3m. Për më tepër, ulje fantastike ka dhe për sixhadet e leshta, të punuara me dorë, ideale për këtë periudhë. Ato i gjeni me çmime fantastike deri në 60% më lirë madje. Të tilla sixhade konsiderohen investim për ambientin dhe shtëpinë tuaj.