Aktualitet Te gjitha

Të tjerë refugjatë sirianë kapen në Korçë


Policia bën të ditur se janë kapur 20 emigrantë të paligjshëm në fshatin Trestenik në Korçë.

Sipas policisë, mes tyre ka gra dhe fëmijë me shtetësi siriane, irakiane dhe palestineze.

Emigrantëve u janë marrë deklaratat në drejtorinë e kufirit dhe emigracionit dhe më pas janë nisur drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Ky pos u realizua nga E.B. Lajmi i referohet njoftimit të policisë. Copyright Tiranapost.al.