• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Ekonomi Kryesore Të gjitha

    Të tjera koncesione në shëndetësi. Përgatitet dhënia e laboratorëve spitalorë


    Të tjera shërbime shëndetësore në Shqipëri do të jepen me koncesion përpos disa të tillave me vlerë rreth 250 milionë Euro që janë dhënë.

    Këtë pohim e ka bërë vet ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka deklaruar se do të ketë vazhdimësi të partneritetit publik-privat për shkak se kjo formulë po funksionon.

    Patjetër që do të ketë. E sigurt janë laboratorët. Kemi dhe programe të tjera. Ne po shohim mundësinë e Partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e infrastrukturës spitalore dhe furnizimin me pajisje mjekësore. Ideja është për ndërtimin e spitaleve të reja, qendrave shëndetësore dhe pajisje të reja për institucionet shëndetësore”, u shpreh Ilir Beqaj në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’.

    Sipas Beqajt, nga këto koncesione do të përfitojnë qytetarët pasi nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shërbimet që do të marrin. Siç e konfirmoi edhe vet ministri, janë laboratoret spitalore që po përgatiten të jepen me koncesion gjatë vitit të ardhshëm. Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë në buxhetin e vitit 2017, janë planifikuar që të jepen 8 milionë Dollarë për këtë projekt.

    Në të gjithë Shqipërinë janë 18 laboratorë ku bëhen analizat e pacientëve në spitalet publike. Këto laboratorë përdoren gjithashtu edhe për praktikat që kryen universiteti mjekësor.

    Deri tani, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë me koncesion kontrollin shëndetësor falas për qytetarët nga mosha 40-65 vjeç (Check Up), hemodializën dhe sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690