Aktualitet

“Të të rrojë vajza, herën tjetër me djalë”, zbardhet mbledhja ku Meta miratoi lejen e Gjin Gjonit

“Të të rrojë vajza, herën tjetër me

Është zbardhur mbledhja gjatë së cilës është miratuar leja 2-vjeçare prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni. Mbledhjen, ashtu siç i takon, e ka drejtuar presidenti Ilir Meta. Gjin Gjoni ka kërkuar lejen pas lindjes së vajzës dhe për shkak se familja e tij jeton në Gjermani. Sipas transkriptit të botuar nga gazeta Tema, duket që vetë Ilir Meta ka qenë i predispozuar për t’a pranuar kërkesën e Gjonit. “Po! Kush është dakord? Po! Jemi dakord! Mirë, atëherë! Të të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë”, ka thënë ai.

Sot Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka thënë se vendimi i KLD-së është marrë në fshehtësi, ndërsa hodhi dyshime se Gjin Gjoni po përpiqet t’i ikë vettingut. I menjëhershëm ka qënë reagimi i gjyqtarit, i cili ka thënë se ministrja shpif dhe se duhet të kishte qenë në mbledhje.

Transkripti i mbledhjes:

Ilir Meta: Po, çfarë çështje kishit Gerdi?

Gerd Hoxha: Është edhe një kërkesë zoti Kryetar që ka ardhur me protokoll, kërkesë e njërit prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Gjoni i cili kërkon

t‟i akordohet një leje për periudhë 2-vjeçare”Leje prindërore”, në bazë të ligjit 96/2016, neni 24, parashikohet “Leja prindërore”. Në kërkesën e tij zotëria parashtron faktin se është bërë me vajzë. Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme, -thotë zoti Gjoni, -nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces. Për këtë arsye, është në nderin e tij që ne t‟i japim leje.

Ilir Meta: Po! Dakord, atëherë! Japim leje për… Mirë, atëherë, faleminderit!

Gerd Hoxha: Mesa lexova dhe mesa rela… mendoj se kërkesa është e bazuar në ligj dhe të pranohet sipas kërkesës.

Ilir Meta: Po! Kush është dakord? Po! Jemi dakord! Mirë, atëherë! Të të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë.

E mbyllim atëherë?

Neritan Cena: Eneida, ku vajti?

Ilir Meta: Bëji një telefon po qe se ashtu…

(Rihyn në sallë zonja Civici.)

Gerd Hoxha: Atëherë, zoti President, kuorumi është.

Ilir Meta: Atëherë, ju lutem, meqenëse u ribë kuorumi, zoti Gerdi ju lutem,

çështja që kishit ju.

Gerd Hoxha: Edhe një herë parashtroj kërkesën që ka paraqitur zoti Gjoni për t’i

akorduar në bazë të ligjit 96/2016, neni 24 “Leje prindërore” dyvjeçare, për shkak se në

datën 16 gusht është shtuar, është bërë baba me një vajzë, e cila ka nënshtetësi

gjermane. Për arsye…

(Një nga anëtarët ndërhyn duke i thënë zotit Hoxha që e ka lexuar një herë

kërkesën.)

Meqenëse erdhi Eneida dhe zoti President më tha. Për këtë arsye kërkoj që ta kaloj në votim kërkesën e tij për t’i dhënë leje. Unë jam dakord. Vetëm duhet të vendosim datën e fillimit të lejes. Data 1 nëntor.

Ilir Meta: Dakord? Kush është dakord për lejen?

Dakord! Miratohet!

Gerd Hoxha: Ju faleminderit!

Ilir Meta: Faleminderit!/Tiranapost.al, transkripti është publikuar nga gazetatema.net