Lifestyle Te gjitha TIP top

A do të të huajmë ca shprehje dashurie?


Jo të gjithë dimë të thurim fjalë të bukura, edhe pse mund të dashurojmë më shunë se ata që me fjalët mund të ta bëjnë mendjen ujem. Ama të gjithë e dimë që dashuria i do ca fjalë të ëmbla. Dhe nëse nuk jeni dhe aq të zotët me to, mund t’i merrni disa të gatshme. Ku është ideja, nëse s’i ke krijuar ti? Te efekti që do kenë. Gjithsesi, edhe nëse je kundër shprehjeve të gatshme, ne po t’i japim. Mund të të hyjnë në punë. Ose thjesht të të frymëzojnë

“Të të them diçka?”
“Çfarë?”
“Të të doja ty ishte gjëja e dytë më e mirë që kam bërë në jetë”.
“Pse, cila ishte e para?”
“Të të gjeja”.

“Hapësirat mes gishtave të duarve të tua janë krijuar për t’u mbushur nga hapësirat e gishtave të mi”.

“Burri i vërtetë nuk është ai që ka muskuj, para dhe makina, por ai që bën gjithçka që të të shohë të qeshësh”.

“Dashuria ime është e sinqertë, e çmendur dhe pak e ndërlikuar. Unë nuk di të dashuroj me fjalë. Më kanë mësuar të dashuroj me shpirt”.

“U takuam rastësisht, por unë kisha një jetë që po të prisja”.

“Unë nuk u dashurova me ty me shikim të parë. U dashurova me personalitetin, mendimet, sensin e humorit, vështrimin, zërin, gjithçka tënden. U dashurova pak nga pak por u dashurova aq shumë”.

“Dua të fle me ty. Por nuk dua të them se dua të bëj dashuri. Dua të të kem afër kur të vijë gjumi, të mbështetësh kokën në gjoksin tim dhe të më tregosh ëndrrat e tua”.

“Dua që të plakem me ty. Të numërojmë rrudhat nëpër fytyrë dhe të qeshim. Të të tregoj se të desha gjithë jetën, të kujtojmë momentet që na bënë “ne”, të shihemi në sy, në ata sy pak të lodhur e të rrudhur por akoma shumë të dashuruar. Dua të plakem me ty”.

*Ky post u përshtat nga Tiranapost.al