Lajme nga Bota

Të takosh nënën biologjike pas 81 vitesh...

Të takosh nënën biologjike pas 81 vitesh...

Një grua e cila ka ardhur në jetë nga një histori dashurie dhe një lidhje jashtëmartesore ka arritur më në fund të takohet me nënën e saj biologjike, pas 81 vitesh. Eileen Macken ka treguar historinë e saj shumë prekëse dhe thotë se kurrë në jetën e saj nuk ka qenë më e lumtur sesa tani që e njohu nënën e vërtetë, me emrin Elizabeth Elizabeth e cila mbush 104 vjeç nesër. Eileen ka kaluar shumë vite duke kërkuar nënën e saj dhe më në fund arriti ta gjente në Skoci me ndihmën e një gjeneologjisti.

Eileen Macken said she had never been happier after meeting her mum Elizabeth who turns 104 tomorrow. 

Ja çfarë thotë ajo: 

Më mori në telefon dhe më tha: Të kam gjetur nënën. U emocionova shumë... nuk kishte gjë që më mbante vrullin që të shkoja ta takoja. Shkova dhe e pashë me sytë e mi. Mu duk zonja më e bukur.... Ajo po lexonte një gazetë. Edhe stafi ku ajo qëndronte (në një azil për të moshuarit) më uruan një mirëseardhje shumë të përzemërt. U ula pranë nënës time dhe biseduam. I thashë që jam nga Irlanda dhe ajo më tha: Edhe unë jam nga Irlanda... Isha shumë e emocionuar, pasi folëm bashkë ajo nuk më lëshonte dorën. E ndjeva që u gëzua shumë.

Eileen në fakt nuk jeton në Skoci por kur mori vesh lajmin u zhvendos bashkë me familjen e saj. Ajo zbuloi se kishte dy vëllezër të tjerë nga nëna.

Në Irlandë ka shumë foshnje të lindur nga lidhje jashtëmartesore të cilët janë adoptuar./ Metro/ Tiranapost.al. E.B

Image result for Mum, 103, meets daughter, 81, for first time