Showbiz

Të skuqen faqet? Ja ç'thotë shkenca për ty

Të skuqen faqet? Ja ç'thotë shkenca për ty

Mos u skuq më se skuqesh! Ngjyra rozë apo e kuqe që të marrin faqet në momente sikleti ose emocioni të bën të dukesh i pasigurt, por shkenca ka tjetër mendim për ty. Sipas saj skuqen njerëzit e sinqertë dhe të besuar.

Qenia njerëzore është e vetmja që skuqet, sipas përfundimeve të Darwin-it.

Përballë seksit të kundërt kjo të bën më tërheqës. Edhe pse njëfarë turpi dhe sikleti e tregon, sërish të bën të dukesh më seksi dhe sigurisht e interesuar për njeriun që ke përballë.

Sipas një studimi të “Journal of Personality” dhe “Social Psychology” njerëzit që skuqen konsiderohet edhe më bujarë se të tjerët.

Po ndërkohë që skuqemi ç`ndodh fizikisht me ne?

Trupi lëshon adrenalinën që rrit qarkullimin e gjakut dhe ky proces komandohet nga sistemi nervor simpatik. Ne nuk mund ta kontrollojmë atë. Në momentin që përjetojmë këtë gjendje ndjejmë rritje të rrahjeve të zemrës, frymëmarrje të përshpjetuar dhe djersijmë. Po s`ke pse sikletosesh e skuqesh më shumë kur kupton që u skuqe, mbi të gjitha ky proces lidhet me ndershmërinë.

*Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.