• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Do të shtyjmë afatin për tarifën e studimeve/Rektorati, thirrje studentëve të kthehen në mësim


    Rektorati i Universitetit të Tiranës ka zhvilluar sot një mbledhje dhe ka vendosur të shtyjë afatin duke u dhënë më shumë kohë studentëve që të paguajnë tarifat e përgjysmuara të studimeve.

    Përmes një njoftimi bëhet e ditur se Rektorati i UT i kërkon studentëve që të rikthehen më mësim.

    Sa i takon tarifës së studimeve, qeveria ka vendosur ta paguajë atë vetë 100% për studentët ekselentë dhe ata në nevojë, ndërsa pjesa tjetër e studentëve do paguajë vetëm 50% të asaj që kanë paguar deri tani.

    Gjithashtu, Rektorati njofton edhe zëvendësimin e orëve mësimore të humbura për shkak të protestës ndonëse për këtë pjesë nuk ka një sqarim të detajuar, se si do të veprohet./Tiranapost.al