Aktualitet

Të shtënat e djeshme në Vlorë/ Policia zbardh ngjarjen: Plumba nga një makinë në tjetrën. Ja kush janë autorët

Policia e vlorës ka zbardhur ngjarjen e djeshme tek rrethrrotullimi i Çoles në qytetin bregdetar.

Dje u njoftua se rreth orës 14:00 në lagjen "24 Maji" është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri. Sot mësohet se shtetasi Q.M., 34 vjeç, është afruar në këmbë pranë mjetit tip ”Renault Megane”, që drejtohej prej shtetasit O.Ç., 25 vjeç, dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri pistolet duke qëlluar mbi automjet.

Si pasojë e të shtënës nuk ka patur të dëmtuar por vetëm thyerje të xhamave të mjetit.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Në përfudim të kryerjes së veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Q.M., si edhe po vijon puna për kapjen e ndalimin e tij.

Shtetasi Q.M., rezulton të jetë shtetas me precedent penal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme./ Copyright Tiranapost.al