Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet një i plagosur

Qyteti i Laçit është tronditur ditën e sotme nga një shkëmbim zjarri i cili ka ndodhur pranë një shkolle 9-vjeçare. Prej këtij incidenti raportohet se ka mbetur i plagosur shtetasi, Gent Bushi, prej atentatorit Xhevahir Lika banues në Gjorm.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tiranapost.al