Aktualitet

Të shtëna me armë para gjimnazit Partizani në Tiranë, ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur këtë mbrëmje Tiranë. Sipas të dhënave të para të policisë, raportohet për një person të plagosur, pranë gjimnazit “Partizani”.

Mësohet se janë dëgjuar tetë të shtëna me armë zjarri pistoletë, nga një grup të rinjsh në një atentat ku shënjestër ka qenë Edison Delia 26 vjeçar. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën "4 Dëshmorët".

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

plagosja 2

Informacion paraprak i policisë

Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit "Partizani".

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën "4 Dëshmorët", është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin "Ushtarak", ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

plagosjaa 1plagosja 3

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit. Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. E.C/ Copyright Tiranapost.al