Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë, 43-vjeçari i shpëton për mrekulli atentatit

Të shtëna me armë në Tiranë, 43-vjeçari i

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në Tiranë, por fatmirësisht pa viktima. Sipas policisë, sot në mëngjes rreth orës 06:30 ka patur të shtëna me armë në rrugën “5 maji”, ku objektiv ka qenë një 43 –vjeçar, i cili fatmirësisht nuk është lënduar.

"Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar. Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia/Tiranapost/A.C