Aktualitet

Të shtëna me armë në Gërdec

Të shtëna me armë zjarri ka pasur mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në autostradën Tiranë-Durrës

Policia ka deklaraur se është njoftuar mbi ngjarjen në numrin e emergjencave 112, përmes një telefonate për të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Dyshohet se është qëlluar në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit. Për fat të mirë si pasojë e të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar. Blutë pas kontrolleve në terren kanë gjetur gëzhoja model 56, ndërsa po vijon kontrollet për të kapur personat që kanë shtënë me armë dhe për të zbuluar arsyet pse./ Copyright Tiranapost.al