Showbiz

Të shkosh mirë me vjehrrën? Mundesh

Të shkosh mirë me vjehrrën? Mundesh

Shumë prej nesh e dinë nga eksperienca se sa e vështirë është që të kesh një marrëdhënie të qetë dhe të paqtë me vjehrrën. Megjithatë nuk është një mision i pamundur

Mendo që nuk është shtrigë

Shpesh vjehrrat perceptohen si figura negative vetëm për faj të disa klisheve. duhet njohur para se të paragjykohet. Mendo se si sillesh ti kur njeh dikë për herë të parë. Nuk sillesh si të kishe përballë një person antipatik apo jo?

Sillu në mënyrë natyrale

Ajo që ndihmon për të bërë figurë të mirë është të prezantohesh si një njeri që bën atë që ndjen. Eshtë më mirë buzëqeshja e një nuseje të re që rri në sallon bashkë me të tjerët sesa sjellja e mirë e një nuseje që ndihmon vjehrrën në kuzhinë, por që i ka turinjtë të varur një pëllëmbë.

vjehrra

Ruaj distancën

Të rrëfehesh sa më pak me të do të thotë që mbash larg rrezikun e ndërhyrjeve. Ajo që të ndihmon në raste të tilla është të dish të vendosësh kufij dhe të mos e përfshish në çështje private. Kush di ta bëjë këtë, mund të pijë kafe edhe çdo ditë me vjehrrën.

Sqarohu

Vjehrrat ndonjëherë sillen në mënyrë kaq të keqe sa nuk ka buzëqeshje dhe gjest të sjellshëm që të të bëjë të të bjerë inati. Nëse kjo ndodh, do ishte mirë që problemi të sqarohet menjëherë. Po si? Duke folur drejtpërdrejt me të (më mirë mos e ngatërro fare partnerin me këtë çështje).