• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Të rishikohen projektligjet për mediat online, ambasadori gjerman: Gazetarët kanë nevojë për liri e siguri


    “Është thelbësore që rregullimi i mediave online të bëhet në përputhje me standartet evropiane dhe praktikat e mira. Gazetarët kanë nevojë për hapësirë lirie të mjaftueshme dhe njëkohësisht për siguri ligjore. Unë i inkurajoj institucionet shqiptare, të rishikojnë projektligjet në koordinim të ngushtë me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave”. Këtë tha ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.  Ambasadori gjerman kërkon që qeveria të rishikojë projektligjet për rregullimin e mediave online dhe se ky rishikim duhet të bëhet me koordinim me gazetarët dhe përfaqësuest e mediave.

    Ambasadori gjithashtu theksoi se:

    “Në epokën e informacionit, gazetarëve dhe mediave të lira, si një “pushtet i katërt”, u duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për t’u ofruar debateve sociale një platformë. Gazetarët investigativë kanë nevojë për liri dhe siguri, bazuar në ligjin ekzistues për punën e tyre. Së bashku ne duhet të kujdesemi për përmirësimin e kornizës ligjore për një gazetari të pavarur.”

    Kujtojmë se edhe përfaqësuesi i OSBE i dërgoi një letër Ramës, me 23 korrik 2019, ku propozoi disa ndryshime të ligjit: “AMA apo ndonjë organ tjetër administrativ ose rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave”.

    Ambasada gjermane ka publikuar deklaratat e Peter Zingraf në faqen zyrtare në Facebook:

    Ambasada Gjermane mban kontakte të ngushta me gazetarët dhe organizatat e mediave. Ambasadori Gjerman Peter Zingraf zhvilloi dje një bisedë rreth situatës së gazetarëve dhe sistemit të mediave në Shqipëri. Në përfundim të bisedës ai u shpreh:

    “Një objektiv qendror i përafrimit në BE është pikërisht forcimi i strukturave demokratike. Një shtyllë mbajtëse për këtë është një gazetari e pavarur dhe kritike. Rreth kësaj diskutova sot me përfaqësues të OJQ-ve shqiptare që merren me fushën e mediave.

    Në epokën e informacionit, gazetarëve dhe mediave të lira, si një “pushtet i katërt”, u duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për t’u ofruar debateve sociale një platformë. Gazetarët investigativë kanë nevojë për liri dhe siguri, bazuar në ligjin ekzistues për punën e tyre. Së bashku ne duhet të kujdesemi për përmirësimin e kornizës ligjore për një gazetari të pavarur.

    Në këtë kontekst, legjislacioni për mediat luan një rol të rëndësishëm. Unë po ndjek debatin aktual rreth projektligjeve për rregullimin e mediave online dhe kam marrë dijeni për rezervat e gazetarëve, shoqërisë civile por edhe të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare si Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave dhe Ambasadori i BE-së.

    Është thelbësore që rregullimi i mediave online të bëhet në përputhje me standartet evropiane dhe praktikat e mira. Gazetarët kanë nevojë për hapësirë lirie të mjaftueshme dhe njëkohësisht për siguri ligjore. Unë i inkurajoj institucionet shqiptare, të rishikojnë projektligjet në koordinim të ngushtë me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave.”/ Tiranapost.al. E.B

    Përfaqësuesi i OSBE letër Ramës: I propozon disa ndryshime në ligjin për lirinë e medias

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]