Showbiz

Mos e merr mundimin të porositësh një bluzë si ajo që Princi Louis veshi mbrëmë

Mos e merr mundimin të porositësh një bluzë si ajo që

Princi Louis vërtetoi se është po aq popullor sa motra dhe vëllai i tij. Bluza që veshi në fotot e shkrepura për 1-vjetor u shit e gjitha. Nëse provon të porositësh bluzën blu, prej kashmiri me një qenush të lezetshëm përpara, dyqani është zbrazur.

[caption id="attachment_363008" align="aligncenter" width="1364"](Faqja ku shitej bluza)[/caption]

Fillimisht kushtonte 44 paund, pastaj çmimi u ul dhe shkoi në 35 paund. Gjithsesi tani s`ka më asnjë mundësi për ta pasur.

Njësoj siç ka ndodhur edhe me rrobat që vesh George, Charlotte, Kate dhe Meghan.

Deri më sot, Louis kishte dalë në publik me rrobat e trashëguara nga vëllai dhe motra, ndërkohë që për të parën herë që veshi diçka të re, bëri namin.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.