• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sociale Të gjitha TIP top

    Të parat lëri, të dytat mblidhi


    Është sezon plazhi dhe një grusht guaskash sa për aromë deti e kujtimesh e marrim të gjithë me vete. Ndonjëherë guaskat përfundojnë nëpër funde çantash e harrohen aty deri verën tjetër kur nuk të hyjnë më në punë se do shkosh sërish në plazh e do mbledhësh të tjera. Kemi një propozim. Po sikur guaskat, që janë të detit, t’ia lëmë detit dhe ne të mbledhim plastikat, që janë tonat? Kështu secili merr me vete ato që ka nxjerrë në breg: deti guaskat e ne mbeturinat, që po i marrin frymën detit, lumenjve, liqeneve, oqeaneve. Që po peshojnë më shumë se uji, që po helmojnë faunën, po sidomos të ardhmen e fëmijëve tanë, që mund të duket larg po ja që qenka në prag. Pasojat po ndihen. Le të bëjmë secili tonën. Pak fare. Sa një grusht. Por jo me guaska. Me mbeturina plastike që mund t’i mbledhim pa lëvizur fare, aty rreth e rrotull shezlongut ku jemi shtrirë. Një grusht këtu, një grusht atje… mbase e shpëtojmë këtë tokë e ujë./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690