Aktualitet

Të papriturat e Samitit të BE: Kampet e refugjatëve fliten për në Afrikën e Veriut  

Esenë editori/ Ndryshe nga zhurma e krijuar ditët e fundit për mundësinë e një pikë grumbullimi në Shqipëri, të refugjatëve të refuzuar në vendet e BE, Samiti tregoi se ky opsion nuk ekziston.

Nuk ka asnjë zgjidhje pas takimit të posaçëm të BE në çështjen e azilit: Pas samitit të posaçëm të BE, ende nuk ka zgjidhje në politikën gjermane sa i takon mosmarrëveshjes së azilit. Kancelarja Angela Merkel vlerësoi të dielën në mbrëmje, në Bruksel, vullnetin e mirë për të bashkëpunuar, por nuk komentoi në mënyrë specifike nëse do arrihen marrëveshje me Shtetet Anëtare individuale për të marrë përsëri azilkërkuesit.

Vendi kryesor i mbërritjes, Italia, nuk përjashton marrëveshje të tilla, por dëshiron të hedh poshtë sistemin ekzistues të azilit të BE. Pavarësisht disa dallimeve, pjesëmarrësit u dakordësuan për një pjesë të madhe të diskutimeve në takimin e 16 nga 28 krerët e BE, tha Merkel. Duke qene se nuk mund të arrihet së shpejti një marrëveshjeje e përbashkët në nivel Evropian, Merkel po hulumton mundësinë e marrëveshjeve dypalëshe dhe trepalëshe për përfitim reciprok me partnerët e tjerë të BE-së për të shmangur largimin e Seehofer nga koalicioni ne Gjermani.

Nga perspektiva e Berlinit mund të dakordësohet një marrëveshje mes të Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë, në të cilën Roma detyrohet të marrë përsëri refugjatët e kthyer nga dy vendet e tjera, të cilët tashmë janë të regjistruar në Itali. Ndryshe nga zhurma e krijuar ditët e fundit për mundësinë e një pike grumbullimi në Shqipëri, të refugjatëve të refuzuar në vendet e BE, Samiti tregoi se ky opsion nuk ekziston. U fol për kampe në Afrikën e Veriut po u përjashtua çdo mundësi që një praktike e tillë të përdorej brenda Europës. Situata e sigurisë pas krizës së refugjatëve në Gjermani duhet të jetë subjekt i një takimi të sigurisë në Ministrinë e Brendshme, në javën e ardhshme.

*Punoi dhe postoi për Tiranapost.al Mira Kazhani.