• Shqip
  • English
  • E martë, 20 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    Të panjohur që dini ç’është jeta


    “25 rreshtat e Mirës” … Dallova që para meje po kalonte Jeta në plot kuptimin e saj! Po jeta ime? Jeta ime e bërë një gisht që pret nga telefoni.

    Mira Kazhani/E kisha harruar që sonte ishte nata e Shkëlzen Dolit dhe siç u kam thënë që shpesh dal dhe bëj një ecje nga Pazari i Ri, ecejake në fakt që i shijoj në buzëmbrëmjet e kësaj vjeshte.

    Duku iu afruar sheshit nga ana e 15-katëshit era e parfumit paranjoftonte diçka më shumë se e zakonshmja. Njerëz të veshur bukur dhe lëvizja intense por të lehta. Pa rrëmujë si ajo e vitit të ri. Përsëri vazhdova në botën time dhe ja lashë ndonjë dasme edhe pse stili i veshjes dhe tipi i njerëzve nuk ngjanin me dasmorin. Një zotëri më pyeti për biletën dhe direkt u kujtova që ishte koncerti. Gjysmë e sikletosur prej tutës dhe pranisë time nonsens në atë ambient mora për nga rruga tjetër. U ula në një nga stolat dhe mora Samsungun tim të shtrenjtë- lexoja lajme lart e poshtë.- I shkrova një shoqeje.- Një përgjigje Henri Çilit, -një sqarim “erjoni tiranapost” (Erjon Uka, gazetar).

    Klikova një link të Stelës (Stela Sallaku)  që të çonte në Vogue dhe kundrova fustane që dukej se ishin qepur në parajsë. Ëndërrova mbi disa produkte të Ikea-s. Pastaj pashë disa mbulesa buke dhe pjata tek Zara-Home. Anjeza kërkonte t’i korrigjoja një gërmë në blog, sepse fjala brinjë i kish dalë pa dashje “bronjë”. E rregullova menjëherë se nëse ja vonon, të bën me urth.

    I bëra të gjitha këto ndërkohë që para meje kaluan dhjetëra të panjohur të veshur aq bukur sa nuk e kuptoje ku ishe. Pastaj ajo era e mirë e parfumeve të ndryshëm. Zhurma kërrc-kërrc e këpucëve të burrave dhe takat fine të grave. Nuk dallova asnjë të njohur. Por dallova që para meje po kalonte Jeta në plot kuptimin e saj! Po jeta ime? Jeta ime e bërë një gisht që pret nga telefoni.

    Unë dhe njerëzit si puna ime nuk jetojmë askund. Miq dhe armiq jemi një bulmet. Kot e kemi! Nuk jetojmë. Të panjohurit e veshur bukur më kërcënuan me bukurinë e jetës së tyre sonte. I imagjinova si ishin bërë gati, si e kishin gjetur biletën, si kishin telefonuar njëri-tjetrin se do shkonin të shtunën në mbrëmje për të ndjekur violinën e Dolit. Kur ishin kontrolluar edhe njëherë në pasqyrën e ashensorit ose të makinës. Lum si ata thashë me vete, dhe u afrova tek rrethimi, bëra një video, dy foto dhe qëndrova për disa minuta duke parë sesa e bukur është jeta e vërtetë! (pas telave)…/Tiranapost.al

    WhatsApp Image 2017-09-23 at 22.29.21