Showbiz

Të paduruarit që nuk pritën dhjetorin për të sjellë festat

Të paduruarit që nuk pritën dhjetorin për të

Ku ka fëmijë të vegjël festat vijnë më shpejt. Pastaj ka edhe të rritur që me një padurim fëmije nuk e pritën dhjetorin për të zbukuruar bredhin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Disa nga personazhet e njohur i ndezën dritat dhe i postuan fotot e para në Instagram. Të parët fare për këtë vit ishte familja Hoxha. Hera ishte zgjuar një ditë me dëshirën për të vënë pemën dhe mami e babi nuk ia prishën.

Punë e madhe që 2 dhjetori, data që zakonisht vendoset bredhi nuk ka ardhur. Për të krijuar atmosferën e festave nuk ka kurrë kohë të papërshtatshme. Sa më shpejt, aq më mirë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije