Aktualitet

Të mos përhapim panik/ ISIS kërcënoi djalin e Trump, por askush s'mund t`i afrohet aq kollaj

Pas thirrjes për vrasjen e Papa Françeskut, ISIS ka kërcënuar se do vrasë djalin 11-vjeç të Donald Trump, Barron. Sipas The Washington Beacon Free, faqet e internetit pro ISIS po bëjnë thirrje për vrasjen e djalit të Presidentit Donald Trump, Barron dhe kanë treguar detajet personale të jetës së Baron, duke përfshirë adresën e shkollës .

Instituti i studimit të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI) përktheu thirrjen për të vrarë Barron Trump që u shpërnda më pas në aplikacionin e përdorur gjerësisht, Telegram. Mesazhi jo vetëm që përhapi emrin e shkollës së Barron, por edhe një imazh nga harta e Google që përcaktonte vendndodhjen e tij. Nën hashtagun  "djali i kokëmushkës së Amerikës" adresa me emrin "Dak Al-Munafiqeen" që arabisht përkthehet si "goditje ndaj  hipokritëve", shkroi: "Barron Trump shkon në këtë shkollë në Uashington". Postimi u pasua me një fotografi të djalit.

Fatmirësisht për Presidentin Trump dhe Barronin 11-vjeçar, Familja e Parë e Amerikës është e mbrojtur mjaft mirë nga Shërbimi Sekret, kudo që shkojnë kanë një ekip të specializuar që i ruajnë me jetën e tyre edhe nga distancat më të largëta. Edhe pse teknologjia në vitet e ardhshme mund ta vështirësojë situatën. Thirrja për vrasjen e Barron vjen vetëm disa ditë pasi një grup tjetër i ISIS  postoi një imazh propagandues të Papa Françeskut të vrarë. Tiranapost.al E.B