Lajme nga Bota

'Të mirëseardhur në Greqi janë vetëm ata që ne i zgjedhim, të tjerët do të kthehen'

'Të mirëseardhur në Greqi janë vetëm ata që

Do të vendosen më shumë roje kufitare për të mbyllur dyert për emigrantët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Greqi. Këtë ka deklaruar sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i cili njoftoi se ka miratuar punësimin e 400 rojeve në kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë dhe të 800 rojeve të tjera në ishuj, dhe se gijthashtu do të rritet numri i operacioneve të patrullimit në det.

Ditën e mërkurë, Qeveria konservatore greke i bëri publike planet për mbylljen e kampeve të mbipopulluara të refugjatëve në ishuj dhe për zëvendësimin e tyre me qendra më të kufizuara të strehimit.

"Të mirëseardhur në Greqi janë vetëm ata që ne i zgjedhim. Ata që nuk janë të mirëseardhur do të kthehen", tha Mitsotakis.

"Do t'ua mbyllim përgjithmonë derën trafikantëve të paligjshëm të njerëzve dhe atyre që duan të hynë, edhe pse nuk kanë të drejtë azili", shtoi ai.

Greqia ka qenë porta kryesore për në Bashkimin Evropian për më shumë se dy milionë njerëz që kanë ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, qysh në vitin 2015.

Mitsotakis, i cili mori detyrën e kryeministrit në korrik, ka një qëndrim më të ashpër ndaj emigrantëve dhe azilkërkuesve sesa paraardhësi i tij i majtë, Alexis Tsipras./ Tiranapost.al