Aktualitet

Të merremi me qytetarët, pastaj me problematikët!

Të merremi me qytetarët, pastaj me problematikët!

'Historikisht policia e ka konsideruar publikun në mënyrë indiferente, është marrë vetëm me pjesën problematike, por në botën demokratike duhet të merret me qytetarët së pari'. Këtë mesazh përcolli ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një takimi me maturantët e shkollës së mesme “Havzi Nela”.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj tha se nëse duam të ndërtojmë një shoqëri të sigurt, duhet që policia të jetë pjesë e komunitetit duke u përfshirë. Siguria publike me detyrë kryesore të Policisë së Shtetit konsiderohet sfidë për ministrn Lleshaj i cili theksoi rëndësinë e parandalimit të krimit përmes bashkëpunimit me qytetarët dhe për këtë ministri fton të gjithë të rinjtë dhe qytetarët të denoncojnë të gjitha rastet në polici dhe përmes aplikacionit “Komisariati Digjital”.

Lleshaj tha se policia ka nevojë për të rinj e të reja, duke i ftuar të bashkohen me Policinë e Shtetit e ndërsa për sigurinë në shkolla ai tha se ka një projekt specifik në kuadër të programit ‘Policimi në Komunitet'.

Ministri i ndal edhe tek dhuna në familje, për të cilën tha se e ushtrojnë ata të dobëtit.

“Nëqoftë se do të thosha vetëm një fjali për policinë, është kjo: Po ndërtuam marrëdhënie besimi me qytetarët, ne e kemi realizuar misionin tonë. Gjithçka më pas është shumë, shumë e thjeshtë. Krejt puna është të ndërtohet ky besim. Që të ndërtosh besimin, duhet të punosh fort, ta meritosh. Dhe tani është radha jonë. Detyra e Policisë është që të përshtatet me qytetarët dhe të ndërtojë një marrëdhënie besimi. Por ju lutem mos hezitoni për të ndjekur çdo rrugë. Dhe mos prisni që dhuna të vijë te ju. Duhet të shqetësoheni kur dhuna shkon te një tjetër, që s’e keni gjë fare. Te ajo shoqja e klasës me të cilën ndoshta s’ke lidhje fare, ose te komshiu apo komshia. Nëqoftëse luftoni për të tjerët, dijeni që po luftoni më shumë për vete.”/ Shihni videon si më poshtë nga takimi i ministrit Lleshaj/  Copyright/ Tiranapost.al. E.B