• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Të mbështesim si presidente e Komisionit nëse i thua ‘Po’ negociatave me Shqipërinë! Letra për Von der Leyen nga PE


    Ursula von der Leyen është kandidatja për presidente e Komisionit Europian, e cila mbështetet fuqishëm edhe nga presidenti aktual Jean Claude Juncker. E pikërisht letra e dërguar nga kryetarja e grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Iratxe Garcia i drejtohet von der Leyenit, ku i kërkohet që nëse mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të japë mbështetjen e saj që të bëhet presidente e Komisionit.

    Image result for Iratxe Garcia

    Iratxe Garcia

    Europian Western Balkans publikon lajmin ku shkruan se votimi për kandidaturën e von der Leyen do të zhvillohet më 16 korrik dhe do të ketë nevojë për mbështetjen e socialistëve& demokratëve dhe Renew Europe për t’u zgjedhur si pasardhëse e Jean-Claude Juncker.

    Ndërsa kushtet e Renew Europe nuk përfshijnë në fakt politikën e zgjerimit,  S&D përfshin kërkesën për mbështetje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut midis kërkesave të tyre mbi një politikë të jashtme me vlerë.

    “Kandidatura juaj është rezultat i refuzimit të udhëheqësve kombëtarë për të respektuar sistemin Spitzenkdandidaten, i cili nuk është një mesazh i mirë për t’u dërguar votuesve evropianë. Kjo vendos një detyrim edhe më të madh për ju dhe Komisionin e ri Europian për të treguar se Evropa vërtetë punon për njerëzit, duke parashtruar një program ambicioz pune që plotëson pritshmëritë nga qytetarët që votuan në zgjedhjet e BE “, shkruan mes të tjerash Garcia në letrën e saj.

    Komisioni Evropian tashmë ka mbështetur hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të thotë se kjo do të ishte një vazhdim i politikës së vetë BE-së dhe vijimi i rekomandimeve të Juncker. Vendimi përfundimtar për këtë çështje do të jepet nga qeveritë kombëtare europiane që përbëjnë (KE) në Tetor./ Klikoni këtu për artikullin e plotë./ Tiranapost.al. E.B

    Nënë e 7 fëmijëve, ministre që nga viti 2005, e lindur në Bruksel: kush është shefja e ardhshme e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]