• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Të lutem sill rroba & ushqime! Në Tiranë ngrihet një pikë ndihmash për të prekurit nga tërmeti


    Qytetarët e Tiranës mund të japin kontributin e tyre për të gjithë të prekurit nga tërmetet. Pranë Bashkisë së Tiranës në qendër është ngritur edhe një pikë ndihmash për të prekurit, ku çdokush mund të japë rroba apo ushqime.

    Erion Veliaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që në këto momente të tregohen solidarë dhe të kontribuojnë me ndihma për të prekurit. “Tek Bashkia Tiranë kemi vendosur një pike ndihmash për të prekurit – të lutem sill rroba & ushqime kur të dalësh #TiranaStrong”, shkruan Veliaj.

    Kryebashkiaku njofton gjithashtu se sot është dita pa makina do të vijojnë aktivitetet e programuara. “Aktivitetet për fëmijët do të vazhdojnë normalisht. Dje kuptuam sa nevojë kemi të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin e të shijojmë jetën”, shkruan Veliaj në mediat sociale. / Tiranapost.al.

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]