Aktualitet Politikë Te gjitha

Të krijohet një force elitë, mbi RENEA-n, për operacione sekrete/Propozim i ministrit Lleshaj


Esencë editori/Menjëherë sapo ka marrë detyrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka hartuar projektligjin e parë që synon krijimin e një force elite që do të jetë mbi RENEA-n dhe që do të merret me operacione sekrete. Ja çfarë parashikon propozimi i tij:

Top Channel ka siguruar informacion rreth propozimeve të bëra nga ministri i Brendshëm që parashikojnë jo vetëm krijimin e një force elite mbi RENEA-n, por edhe që të mundësohet kalimi i ushtarakeve në Policinë e Shtetit.

Në ndryshimet që propozohen në ligj parashikohet edhe ekuivalentimi i gradave ushtarake me ato policore. Sipas propozimit në letër, një “ major ” apo “ kapiten ” me anë të një marrëveshjeje mes ministrit të mbrojtjes dhe atij të brendshëm dhe pasi lirohet, mund të hetojë kriminelët apo ruajë rëndin dhe sigurinë publike.

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, në të cilin herë pas here është ndërhyrë vitet e fundit, pritet t’i kalojnë për shqyrtim këto ditë parlamentit. Sipas burimeve një ide tjetër e ministrit Lleshaj është krijimi i një strukture të ngjashme si ajo e RENEA-s për zhvillimin e operacione sekrete dhe speciale ku mund të rekrutohen ushtarake të kualifikuar. Ndërkohë këtë të enjte ministri Lleshaj mbodhi në një takim drejtorët e policive në qarqe në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile./Tiranapost.al