Aktualitet

A do të ketë përmbytje? Ja cilat qytete rrezikohen

Reshjet e dendura të shiut shtojnë rrezikun për përmbytje. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në parashikimin më të fundit në buletinin mbi rreziqet natyrore, dy prej qyteteve më të rrezikuara janë: Vlora dhe Gjirokastra.

Më poshtë njoftimi i Institutit:

Priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por intensive në jug. Në disa qarqe ato do të jenë lokalisht deri shumë intensive, duke u shoqëruar me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

tab

Temperaturat

E martë/ Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 11 ; në vendet e ulëta: 5 / 9 ; në vendet malore: -1 / 3 °C.

Era

Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.

Parashikim për përmbytje

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e martë, dt.13) dhe neser (e mërkurë, dt.14) në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve.

Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së neserme (e mërkurë, dt.14).

Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve./ Copyright Tiranapost.al

tab1