• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Receta e ditës Të gjitha TIP top

    Të ka rënë ndonjëherë në dorë receta e kroasanëve? Mund t`i bësh për pasdite


    Kroasanët nuk janë vetëm për mëngjes. Mund t`i shijosh për qejfin tënd edhe pasdite dhe akoma më mirë nëse i bën me duart e tua. Shijon kështu edhe procesin e përgatitjes. Në blogun “Receta.ëmbëlsira” morëm recetën të cilën e gjen më poshtë.

    Receta dhe përgatitja

    500 gr miell
    2 vezë
    1 majë luge me maja
    1 lug vanilje
    200 ml qumësht
    150 gr Sheqer
    Çokokrem
    1 e verdhë veze ( lyerje sipër kroasantit)

    Fillimisht përgatisim brumin dhe e lëmë për 20 min. Më pas hapim një Petë të madhe. Presim brumin në trekëndësha të vegjël. Në secilin prej tyre vendosim çokokrem e i rrotullojmë ngadalë. Më pas me të verdhën e vezëve lyejmë pjesën e sipërme të çdo trekëndëshi. I vendosim në furrë për t’i pjekur në 180 gradë për 20 min.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije marrë nga Receta.embelsira

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690