Aktualitet

Të ka marrë malli për të? 10 mesazhe për t’ia thënë

Nuk i themi njeriu që ty ndonjëherë të pëlqen të dërgosh mesazhe romantike. Jo vetëm që nuk i themi njeriu, por po të japim edhe disa ide për t’ia dërguar dashurisë tënde në çdo orë të ditës e të natës

Për të thënë mirëmëngjes

Më pëlqen shumë mëngjesi. Kam edhe një ditë tjetër për të të dashur

Puthja jote është e vetmja dritë që dua në mëngjes. Ndryshe, më mirë të fle dhe ca orë në errësirë.

U zgjova duke të menduar. Ndoshta ngaqë të pashë në ëndërr. Si çdo natë, si çdo ditë… edhe me sy hapur.

Kur është në punë (dhe nuk të përgjigjet dot)

Ti je droga ime dhe unë po kaloj në gjendje shoku. Shih se ç’mund të bësh. Më duhet vetëm një dozë.

Po të shqetësoj vetëm pak, sa për të të thënë “të dua”. Mos të shqetësova pak si shumë?

Do të doja të isha kompjuteri yt në këto momente. Vetëm sa t’u jepja pak energji syve të tu të lodhur.

Natën. Kur jeni larg njëri-tjetrit

Po të pres të ëndrra. Mos u vono se nuk fle mirë nëse nuk vjen.

Po fle edhe sot me mërzinë që nuk arrita prapë të ta tregoj me fjalë se sa shumë të dua. Do provoj njëherë nesër, por s’e di… pak vëshitirë.

Për çdo yll në qiell gjeta nga një arsye se përse të dua. Pastaj yjet u mbaruan, arsyet jo. Si t’ia bëj tani?

Nuk më ka marrë malli. Të kam aq shumë brenda meje sa është njëlloj si të ishe këtu me mua.