Aktualitet

Të jesh profesionist do të thotë të ndihesh sexy!

Një opinion nga Daniel Shahillari/

Njerëzit në përgjithësi nuk besojnë se kanë ndonjë aftësi të veçantë apo kapacitet të mjaftueshëm për të qenë profesionist në një fushë të caktuar.

Duke menduar në këtë mënyrë ata vendosin pa vetë dije të ndrydhin për gjithë jetën shumë aftësi dhe talente që natyra ju ka dhuruar.

Nëse gjejmë besimin duke kërkuar pak më thellë brenda vetes, atëherë do kemi gjithçka duhet për t'u bërë profesionist në çdo fushë.

Besimi te vetja varet tërësisht nga ne. Nëse kemi besim se mund t’ja dalim atëherë duhet fillojmë pa humbur kohë të përdorim mjetet e nevojshme për tu bërë profesionist. Askush nuk ka lindur i tillë.

Fillimisht duhet të besojmë te vetja,më pas të mësojmë, dështojmë, vazhdojmë rrugën pa ndalim deri sa papritur një ditë të bukur të gjithë të na thërrasin profesionist.

Besimi në vetvete më kujton Chris Gardner te filmi (The Pursuit of Happyness) I cili një ditë krejt papritur e gjen veten të punësuar në Bursë.

Një ditë në rrugë ai pa një agjent burse të suksesshëm të zbriste nga makina e tij tip ‘Ferrari’.

Kjo skenë para syve të tij do I ndryshonte jetën përgjithmonë.

I frymëzuar nga ky njeri me kostum dhe një copë metali me simbol Ferrari në të, ai besoi se mund të arrinte gjithçka.

Më vonë ky njeri do bëhej mentor i tij dhe do e ndihmonte shumë në të ardhmen.

Kjo histori është e ngjashme me shumë histori të njerëzve të zakonshëm të cilët kanë nisur karrierën e tyre nga fundi.

Për të qenë profesionist duhet ta fillosh nga diku. Kjo diku mund të jetë fundi I listës ose mesi I saj.

Duhet vetëm besim dhe një numër i zgjedhur njerëzish.

Këta njerëz janë ata që ju do mësoni, ndihmoni dhe frymëzoni.

Përgjigjet e tyre do ju ndihmojnë të arrini nivelin e kërkuar të profesionistit.

Po çfarë duhet për të arritur atje?

Ajo që mungon shpesh është realizimi…..sepse ne nuk e fillojmë këtë rrugë asnjëherë.

Kush kërkon të bëhet profesionist fillon sot dhe nuk pret që suksesi të vijë vetë.

Nuk prêt për burime financiare, as për ekip që ta mbështesë apo për ndonjë mrekulli.

Për tu bërë profesionist në thelb duhet të jesh i gatshëm të fillosh nga zero.

Ata që ndërtuan Romën nuk pritën që qyteti të ndërtohej vetë, por hipën në një karrocë me kuaj, e  ngarkuan atë me tulla dhe thanë "Ne po fillojmë sot "

Heroin që prêt për kohën e duhur nuk e respekton askush.

Koha e duhur për t'u bërë profesionist nuk ka për të ardhur kurrë ndaj duhet të filloni tani.

Çdo gjë që ju nevojitet është brenda jush.

Mos mbani shpresë te rrethanat, rastësia apo te një palë e tretë.

Vetëm forca për tu mbështetur te vetja jonë prej fillimit do na hapë horizonte të reja.

Winston Churchill dikur tha: "Suksesi kalon nga dështimi në dështim pa humbur entuziazmin."

Shumë njerëz heqin dorë nga diçka me justifikimin se thjesht po tregohen"Realistë".

Kjo është një mënyrë për tu shfajësuar nga përgjegjësia dhe ndoshta një mënyrë për të parandaluar veten nga zhgënjimi prej dështimeve që në fakt gjithmonë i paraprijnë progresit.

Asnjëherë nuk duhet humbur optimizmi.

Optimizmi është një sistem besimi që mbështet gatishmërinë tuaj për të bërë progres, duke ju shtyrë t’i shkoni gjërave deri në fund.

Statusi i profesionistit arrihet vetëm nga ky besim.

Sapo të zgjedhësh vendin ku dëshiron të jesh profesionist, fillo beso dhe mund të arrish atje shumë më shpejt nga sa e ke imagjinuar.

Së fundmi një miku im ka investuar në mediet sociale dhe tashmë ka krijuar "Perandorinë"  e tij në rrjet.

Kur shoh besimin që ai ka për të mësuar të tjerët që duan të njohin këtë fushë dhe pse vetë ende nuk është profesionist , më bën ta vlerësoj si një profesionist të vërtetë.

Ndaj gjithë kush duhet të dijë se : Nuk është e thënë të jesh profesionist për të pasur vlera.

Mund të jesh i dobishëm për të tjerët dhe me statusin tënd aktual prej amatori.

Të jesh profesionist nuk do të thotë të kesh shumë para, makinë të shtrenjtë apo shtëpi luksoze.

Të jesh profesionist do të thotë të ndihesh sexy edhe atëherë kur nuk i kushton fare vëmendje pamjes së jashtme.

Të jesh profesionist  do të thotë të bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde.

Si përfundim.

Titulli "Profesionist" më shumë është një perceptim se sa një ide standard e shkruar e zeza mbi të bardhë e cila të na tregojë nëse jemi ose nuk jemi të tillë.

Ne mund të jemi profesionist në çdo gjë, duke filluar nga ky çast./Tiranapost.al