Aktualitet

Të Huajës- Aleksander Pushkin

Në gjuhë për ty të pakuptuar,

Të fundit vargje të kushtoj,

Por, këtë çast të mjegulluar

Vëmendjen tënde dëshiroj:

Gjersa i tëri të venitem,

Gjersa të digjem larg nga ty,

Ti do të jesh një yll i ndritur,

Që do të kem gjithmon’ ndër sy.

Një tjetër kur të kesh përpara

Veç zemrës sime i beso,

Si ke besuar dhe më parë

Pa ditur se ç’të thosh ajo.