Aktualitet

Të gjithë pyetën sot: Po me Saimir Tahirin ç'do ndodhë?

Sot gazetat janë hapur me tituj për të ardhmen e Saimir Tahirit. Arrestimi i kushëririt të tij, Moisi Habilaj ka kthyer gjithë vëmendjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Koha Jonë hap gazetën me titullin kryesor: A po rrezikohet Saimir Tahiri.

MAPO: Pranga bandës së Habilajve, trafikuan 20 mln euro drogë - Mes të arrestuarve edhe Moisi Habilaj, i denoncuar nga ish-shefi i antidrogës së Vlorës, Dritan Zagani për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gazeta Shqiptare: Habilaj në pranga, Italia: U trafikuan 3.5 tonë drogë - Saimir Tahiri: Njerëzit e mi? Të marrin dënimin maksimal. Për këdo pa dallim e përjashtim.

Standard shkruan: Sekuestrohen 20 mln euro drogë. PD: Fakte të lidhjes qeveri-klane. LSI: PSe hesht Rama.

Shekulli: Pranga kushëririt të Tahirit - Çfarë thoshte ish-ministri dy vite më parë për Habilajt dhe reagimi i ish-zyrtarit Dritan Zagani që e denoncoi.

Sali Berisha edhe para 2 vjetësh ka akuzuar ministrin e Brendshëm se me makinën e tij trafikohej drogë nga njerëzit e tij. Por vetëm dje u dëshmua gjysma e të vërtetës, kushëriri. Makina apo roli i ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri nuk janë të faktuara dhe vetë ai tha dje të ketë ndëshkim maksimal për këdo. Duke hequr çdo përgjegjësi apo duke mos justifikuar veprimet e askujt.

Tahiri ka qenë jo pak aktiv këto kohë. Nëpër rrjetet sociale, është shfaqur edhe në emisionet më të ndjekura të humorit. Mbajti një fjalim me jo pak kunja për lidershipin e PS-së. Qartazi Tahiri nuk duket të ketë sjelljen e një politikani të qetë. Por ajo që nuk po kuptohet është se deri ku shkojnë mëritë...! / Redaksionale/ Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]