• Shqip
  • English
  • E premte, 20 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sociale Të gjitha TIP top

    Të gjithë prindërit e merakosur, laps e letër: me këtë shkollë 20-vjeçare e flini mendjen përgjithmonë


    Ndoshta është një nga dilemat më të mëdha në jetë: shkollimi. Kur jemi fare të rinj na takon të vendosim për degën e universitetit, duke vulosur kështu destinin tonë, e kur jemi prindër na takon një detyrë akoma më e vështirë, të përcaktojmë shkollimin e fëmijëve tanë. Kjo është një përgjëgjësi akoma më e madhe, e cila vjen me shumë pikëpyetje, nëse po bën zgjedhjen e duhur në morinë e shkollave që hapen si kërpudha e shpesh mbyllen pa u marrë vesh. Pyet veten nëse kriteret e tua për arsimimin e fëmijës do jenë të duhurat për mirëqenien e tij dhe shëndetin e tij mendor e emocional. A duhet të zgjedhësh shtetin apo privatin. Nëse zgjedh shtetin, ke frikën e klasave të mbingarkuara me nxënës, për të mos folur më gjatë për kushtet. Nëse zgjedh privatin, të shkosh aty ku është më shtrenjtë? Apo aty ku disa mësues të huaj, që kurrë s‘do ua dish formimin akademik, shiten si vlerë e shtuar? Apo aty ku influencerat e Instagramit kanë çuar fëmijët? Edhe shkolla sot është një status. Por më së shumti duhet që ky status të jetë i ngritur mbi vlera sesa mbi fasadë.

    Shkolla është ambienti ku fëmijët, nxënësit kalojnë një kohë të konsiderueshme e duhet medoemos të jetë edhe cilësore. Çfarë do ta bënte një shkollë të quhej “e mirë” apo “e denjë” për fëmijët tanë? Pa dyshim që tradita do të ishte siguria më e madhe. Një shkollë që ka traditë mbart eksperiencë, mbart historinë e mirë që e vërtetojnë brezat e dalë prej saj ndër vite. Janë nxënësit ekselentë dëshmia më e vërtetë se çdo lloj promocioni e marketingu, që në morinë e mesazheve të sotme promocionale, të bindin sepse janë vërtet ata që duhet të na bindin.

    Sot, në vazhdën e këtyre dilemave po ju njohim me një histori suksesi, që na i mëson një shkollë e hapur para 20 viteve në qytetin e Fierit.

    Ishte viti 1999 kur u ndërtua një kampus shkollor privat nën sigurinë e emrit DERTLIU, për të sjellë atëherë një standard perëndimor në mësimdhënie. Mjafton të shikoni programet interaktive mësimore, aktivitetet në komunitet që i stimulojnë nxënësit të jenë kreativë, afër njerëzve në nevojë e afër natyrës, për të rritur mbi të gjitha individë të qytetëruar, pastaj “produkte“ intelektuale për shoqërinë. Një lajm i mirë në sektorin e arsimit është se këtë vit Tiranës i shtohet një institucion prestigjoz arsimor, Gjimnazi DERTLIU, i cili mbart me vete suksesin e 20 viteve eksperiencë.  Të afirmuar nga brezat ekselentë dhe nga rezultatet më të arrira në kompeticione e olimpiada, shkolla DERTLIU renditet si një nga 10 shkollat private më të mira në nivel kombëtar.

    Drejtoresha e shkollës Dertliu, Merita Dertliu

    Tradita vazhdon dhe sot çelet një portë e madhe e dijes në Tiranë, ku mësimdhënia e diferencuar, stafi elitar akademik, ambientet moderne dhe mjetet e avancuara të praktikave mësimore, do bëjnë që DERTLIU të mbetet një vulë suksesi për nxënësit. Nëse do që fëmija yt të jetë pjesë e grupit e nxënësve elitarë dhe pse jo, të fitojë të drejtën për bursë, Gjimnazi DERTLIU ju fton në konkursin e datës 25 Maj, ora 09:00.

    Për më shumë informacion për regjistrimet:
    www.dertliu.edu.al
    +355 69 207 6243

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690