Botë Te gjitha

Të gjithë përgjegjës për Europën e sotme! Mesazh i fortë i presidentit të Komisionit Europian, Juncker


“Të gjithë jemi përgjegjës për Evropën e sotme. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësinë për Evropën e nesërme. E tillë është historia: parlamentet dhe komisionet shkojnë e vijnë, Evropa është këtu dhe duhet të qëndrojë. Nuk mund të jemi spektatorë, por arkitekt të botës së nesërme”, tha Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Europian me një fjalim të fortë vjetor, para zgjedhjeve të reja që do mbahen në muajin maj të vitit 2019. Duke përmendur rëndësinë e një Europe të Bashkuar, Juncker zbuloi planin për shtimin e rojeve kufitare me mbi 10 mijë. Sipas Juncker shtimi i rojeve kufitare do luftojë emigracionin e paligjshëm deri në vitin 2020.

 Juncker bëri thirrje për më shumë solidaritet sesa zgjidhje momentale për emigrantët që zbarkojnë nga anijet.  Sigurisht që përhapja e populizmit, terrorizmit dhe çështja e Brexit u konsideruan si tema tejet delikate dhe të rëndësishme nga Juncker.

“Të gjithë jemi përgjegjës për Evropën e sotme. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësinë për Evropën e nesërme. E tillë është historia: parlamentet dhe komisionet shkojnë e vijnë, Evropa është këtu dhe duhet të qëndrojë. Nuk mund të jemi spektatorë, por arkitekt të botës së nesërme”, tha Juncker teksa u duartrokit nga të pranishmit.

Presidenti i Komisionit Europian vlerësoi edhe përpjekjet “heroike” të popullit grek për të kapërcyer krizën financiare, ku tha se nuk është e vërtetë se e ka favorizuar më shumë se vendet e tjera. Juncker vuri në dukje se Greqia ka përfunduar një program që synon stabilizimin e financave të vendit dhe se tashmë po qëndron me këmbët e veta. Duke iu referuar shpërthimit të papritur të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, Juncker bëri thirrje që të tregohet më shumë respekt për rolin e BE-së si një garantues i paqes.

“Nuk po them se jemi në prag të një katastrofe të ngjashme në Evropë. Të ndihemi të lumtur nga fakti që jetojmë në një kontinent në paqe, në një kontinent që gëzon paqen falë Bashkimit Evropian. Le të tregojmë më shumë respekt për Bashkimin Europian. Le të mos kemi parasysh ngjarje të tillë si Lufta. Le të mbrojmë mënyrën e jetesës, mënyrën e të qenurit. Le të përqafojmë llojin e patriotizmit që nuk është i drejtuar kundër të tjerëve”.

Sa i përket Brexit, ai tha:  I kërkojmë qeverisë britanike të kuptojë mirë se një vend që largohet nga BE nuk do ketë të njëjtën pozitë privilegjuese sesa kur ishte si vend anëtar i BE-së. Nëse largoheni nga BE sigurisht nuk do jeni më pjesë e tregut tonë. Nuk mund ti vini gishtin diçkaje dhe ta zgjidhni”.

Juncker rekomandoi euron që të përdoret e të vazhdojë si monedha më e madhe pas dollarit, ndërkohë që propozoi një aleancë të re Afrikë-Europë, bazuar në bashkëpunim dhe jo në bamirësi, që do të thotë një marrëveshje e tregtisë së lirë në dy kontinentet.

 Që nga fillimi i mandatit të tij në vitin 2014 si president i Komisionit, çështja e emigracionit është mbërthyer nga një krizë e madhe, duke ngjallur ndjenja populizmi, të cilat kanë ndikuar në qeveri, si në rastin e Italisë, Austrisë, Hungarisë dhe Polonisë, ndërkohë që në Suedi zgjedhjet treguan për një rritje votash kundër emigracionit apo politikës me dyer të hapura.

 Menjëherë pas fjalimit të tij, parlamenti i BE do  vendosë nëse do  marrë masa disiplinore kundër Hungarisë për shkeljen e vlerave thelbësore demokratike. Komisioni ka filluar tashmë procedimet disiplinore kundër Polonisë lidhur me reformat për të cilat qeveritarët atje thonë se ka kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, por sipas liderëve të BE-së, ato reforma e sfidojnë sundimin e ligjit. Zgjedhjet e ardhshme në parlamentin europian pritet të mbahen në fund të majit të vitit 2019. .Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Jean-Claude Juncker

Jean Claude Juncker

‘Ballkanin Perëndimor s’duhet ta lëmë pas dore sepse mund ta marrin të tjerët’