Aktualitet

Të gjithë paskan qarë mbrëmë në emisionin e Jimmy Fallon

Mbrëmë, Taylor Swift ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon për të folur për albumin e saj më të ri Reputation. Duke folur për këngën ‘"New Year's Day", që ka të bëjë me dashurinë, për personin që e dini se do e doni gjithmonë e më pas duhet ti jepni lamtumirë, preku prezantuesin dhe më pas i bëri të qajnë të gjithë. Nëna e Jimmy Fallon, Gloria ndërroi jetë pak më shumë se një javë më parë. Jimmi filloi të fliste për nënën e tij duke thënë: Nëse e keni lexuar tekstin e këngës së Taylor, do e kuptoni se përfshin një lirikë për një njeri që e doni shumë të cilit i keni shtrënguar duart fort sepse do largohet nga kjo botë. “Kur isha i vogël, nëna ime me merrte me vete në dyqan, më shtrëngonte duart fort dhe më thoshte të dua shumë..Javën e kaluar isha në spital, e kapa unë atë nga duart dhe i thashë të dua shumë. E dija se ajo do largohej nga unë…

The song, called "New Year's Day", is about finding a love you know will last forever, and saying one final goodbye to all your past struggles.

Taylor

Jimmy nuk e kishte treguar historinë me nënën e tij më parë, dhe askush nuk e kishte dëgjuar me vëmendje teksin e "New Years Day" kështu që kur Taylor këndoi këngën të gjithë filluan të qajnë. Sapo Taylor mbaroi performancën, ajo u afrua pranë Jimmy-t dhe e përqafoi fort. Ndërkohë producenti i Show-t televiziv tha se ishte një moment emocioni, 100% i vërtetë. "Çfarëdo gjëje që mendoni për Taylor, ajo bëri diçka të bukur për Jimmy dhe për shfaqjen tonë sot", tha DiCenzo. " do jemi përgjithmonë mirënjohës." Buzzfeed, Tiranapost.al E.B

Taylor dhe Jimmy 

https://youtu.be/U8QV5fa7xa4