Te gjithaTech

Të gjithë e kanë mendjen tek Facebook, por një aplikacion tjetër është më i rrezikshëm


Një gjykatë në Moskë ka miratuar kërkesën nga rregullatori i mediave online ruse për të bllokuar menjëherë aplikacionin e mesazheve të njohur si Telegram. Aplikacioni u kërkuar të bllokohej, sepse firma kishte refuzuar të dorëzonte ‘çelësat’ e kodimit për mesazhet.  Zyrtarët e sigurisë thonë se aplikacioni përdoret nga terroristët pasi mesazhet zhduken sapo te lexohen nga lexuesi, ose mund ti vendosësh një kohë deri në 10 sekonda e më pas mesazhi zhduket.  Agjencia kryesore e sigurisë në Rusi, FSB, ka thënë se Telegrami është aplikacioni i zgjedhur për “organizatat terroriste ndërkombëtare në Rusi”.

Një  terrorist  shpërtheu bombë vetëvrasëse  duke shkaktuar vdekjen e 15 personave në një tren nëntokësor në St Petersburg prillin e kaluar,  dhe thuhet se ai  përdori aplikacionin për të komunikuar me bashkëpunëtorët. Aplikacioni përdoret gjithashtu gjerësisht nga autoritetet ruse./ Tiranapost.al E.B

Telegram app

Vijon skandali. Na paskan vlerësuar shëndetin mendor nga postimet në Facebook. Ndërsa Mark na është futur tek inbox-i