Showbiz

Të gjithë ata që ëndërruan me Salomen të trishtohen pak, ajo sot vdiq

Të gjithë ata që ëndërruan me Salomen të

E përshkruajnë si grua të zonjën e të dashur shumë. Aktorja e njohur meksikane, Edith Gonzalez u nda nga jeta këtë të enjte në moshën 54-vjeçare, tre vite pas u diagnostikua me kancer në vezore. Aktorja e njohur meksikane zbuloi në gusht të 2016-s, se mjekët kishin dalluar qeliza kancerogjence.

Ajo la pas një vajzë 14-vjecare Constanza, të cilës i fliste vetëm frëngjisht.

Nga kolegët e saj Edith Gonzalez u cilësua si një luftëtare e dashur dhe një shembull e gruas së fortë.

Roli i saj më i njohur ishte në telenovelën “Salome”, ndërsa Gonzalez vazhdoi që të punonte deri në ditën e fundiq. Së fundmi ajo ishte gjyqtare në realit-shoë-n meksikan “This is my style”.

Gonzalez nisi karrierën e saj që fëmijë si aktore, në fund të vitit 1970 dhe mori pjesë në dhjetëra telenovela, filma dhe produksione teatrale në Mexico për mbi 4 dekada.

Pasi u diagnostikua me kancer në 2016-n, ajo foli shpesh për trajtime dhe për pasojën e humbjes së flokëve. Gonzalez doli në shumë kolera revistash, duke shpërndarë mesazhe inkurajuese në mediat sociale./ Burimi CNN/ Tiranapost.al/