• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Ta thotë doktoreshë Silva Të gjitha

    Të gjitha vajzat që nuk marrin të uruarën ngjyrë çokollatë në plazh, të mblidhen pak këtu


    Përshëndetje. Problemi im është i përvitshëm çdo verë, sa herë që shkoj me pushime. Shpresoj gjithmonë që të kthehem në qytet me lëkurën e nxirë si të gjitha vajzat, të vesh fustanet e shkurtër e me rripa, por jo. Kthehem po aq e bardhë sa kam ikur, edhe pas dy javësh plazh. Lëkura ime nuk nxihet asnjëherë edhe pse unë rri gjithë ditën në diell. Përdor produkte mbrojtëse duke e ulur gradualisht spf, por edhe abronxuese. Skuqem e rripem por nuk nxihem kurrë. Ç’të bëj që këtë verë ta shijoj plazhin por edhe të marr pak ngjyrë? Faleminderit.

    Para se gjithash duhet të dimë se ajo që ne e konsiderojmë thjesht ngjyrë plazhi, është në fakt një mekanizëm mbrojtës i lëkurës ndaj ekspozimit në diell dhe më saktësisht ndaj rrezatimit UV. Për këtë qëllim lëkura prodhon melaninën, e cila përthith këto rreze. Sa më shumë të ekspozoheni në diell, aq më shumë melaninë prodhon lëkura duke u nxirë. Por në bazë të karakteristikave gjenetike ndryshon edhe aftësia e organizmit për të prodhuar melaninë dhe ndaj lëkura klasifikohet në disa fototipe; nga fototipi 1 (lëkurë shumë e bardhë, flokë biondë ose të kuqe, sy me ngjyrë të celët, nuk nxihet kurrë në diell por mund të digjet e të rripet) deri në fototipin 6 (lëkurë kafe e errët, flokë e sy me ngjyrë të errët, në diell nxihet akoma më shumë e nuk digjet asnjëherë). Kështu që ekspozimi në diell varet më së shumti prej llojit të lëkurës e nëse ju i përkisni fototipit 1&2 jo vetëm që sdo të merrni ngjyrën e dëshiruar por do të rrezikoni ta dëmtoni, t’i rrisni rriskun për të zhvilluar lezione kanceroze e duke shkatërruar fibrat e kolagjenit ta plakni para kohe atë.

    Gjithsesi krahas masave të ekspozimit më diell në mënyrë graduale, me krem me filtra mbrojtës si dhe në oraret kur rrezatimi UV është më i ulët (deri në orën 10 paradite e pas orës 4 pasdite) mund të ndikoni disi në rritjen e prodhimit të melaninës nëpërmjet ushqimit. Konsumimi i produkteve me antioksiadantë me prejardhje bimore si sallata jeshile, brokoli, boronicat e perimet me ngjyra në sajë të përmbajtjes së mikronutrienteve (flavonoide e polifenole) mund të rrisin prodhimin e melaninës.

    Po kështu ushqimet me përmbajtje të lartë derivatesh të vitaminës A, si karrotat, spinaqi, patatet e ëmbla e bizelet përmbajnë betakaroten me funksion jo vetëm antioksidant por edhe mbrojtës ndaj rrezatimit UV.

    Dr.Silvana Mishtaku
    Klinika Vivia, spitali Amerikan 3
    Instagram: silvanamishtaku
    E mail: [email protected] /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690