Aktualitet

Të gjitha po i presin flokët kështu

Gërshëra po pret drejt, deri tek supet dhe po i tundon të gjitha, qofshin princesha, aktore, këngëtare nëpër botë e deri tek vajzat e showbizit shqiptar. Ky model i ri, i thjeshtë, pa shkallëzim e krehje drejt ose me valëzim, po kthehet në maninë e re. Dhe me shumë të drejtë. Sepse nuk thua dot për asnjërën se nuk i shkon. Nuk mendon dot për asnjërën se ka bërë gabim që ka prerë flokët e gjatë.

Ke aq shumë prova në galeri për t’u bindur se ky është modeli më i sigurt që u shkon të gjithave. Kur i kanë rënë gërshërës aq shkurt vajzat e ekranit, domethënë që e kanë ditur mirë se ç’po bëjnë. Merre parukieren në telefon dhe lër takim.