• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Të famshmit që nuk duan të bëjnë fëmijë dhe arsyeja që i bashkon


    Të bëhesh nënë apo baba nuk është qëllim i jetës së çdo njeriu. Disa nga njerëzit e artit dhe shoëbizit kanë zgjedhur të mos sjellin në jetë fëmijë, duke u përqendruar kështu tek vetja. I kanë shpjeguar edhe arsyet:

    Renee Zellweger, foto nga Pinterest

    Renee Zellweger ka thënë se s`e ka pasur kurrë ambicie të sjellë në jetë një fëmijë.

    Betty White, foto nga Pinterest

    Betty White ka fiks pamjen e një gjysheje të dashur dhe të lezetshme, por s`u bë kurrë gjyshe sepse vendosi të mos lindte fëmijë. Dhe kur u pyet rreth këtij vendimi në 2011-ën tha se nuk ishte penduar. “Jam shumë e fiksuar dhe nuk do i kisha menaxhuar të dyja edhe fëmijë edhe karrierën”, tha Betty.

    Condoleeza Rice, foto nga Pinterest

    Condoleeza Rice tha dikur se nuk do bëjë fëmijë asnjëherë sepse e ka fokusin tek puna, ama kjo s`do ta ndalonte të martohej.

    Oprah Winfrey, foto nga Pinterest

    Oprah Winfrey hapi akademinë e saj do ndihmon shumë vajza, ama ka thënë s`e kurrë nuk e ka parë veten në rolin e nënës.

    Jennifer Aniston, foto nga Pinterest

    Jennifer Aniston nuk e ka fshehur kurrë faktin se nuk do fëmijë. Ky mendohet se është edhe shkaku i ndarjes nga Brad Pitt, gjithsesi ajo ka folur herë pas here për presionin që shoqëria i bën: Hë bëje një fëmijë.

    Cameron Diaz, foto nga Pinterest

    Cameron Diaz e ka pranuar se nuk mund ta marrë aq shumë përgjegjësi. Një fëmijë do kujdes të paktën 18 vjet dhe ajo nuk mendon se mund ta bëjë këtë.

    *Ky post u përshtat nga Marie Claire dhe është realizuar nga Fabjola Hije.