• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha

    Të famshmet po hanë placentën e tyre, por ekspertët kanadezë paralajmërojnë rreziqet


    Shoqata e Obstetërve dhe gjinekologëve në Kanada nuk janë dakord me atë që po bëjnë disa nëna të famshme, të cilat pas lindjes së fëmijës konsumojnë placentën e cila mund të bëhet smothie, ose gatuhet ose përpunohet dhe vjen në formë pilule, siç ishte rasti i Hilary Duff e cila e bëri smothie me manaferra.

    Trendi ka disa kohë që është përhapur në mesin e të famshmëve si Kim Kardashian apo të tjerëve. E ndërkohë që shumë thonë se placenta sjell benefite si rritjen e nivelit të hekurit, balancon hormonet, përmirëson furnizimin me qumësht dhe largon rrezikun e depresionit pas lindjes, mjekët kanadezë thonë se nuk ka lidhje me këto përfitime dhe se në fakt mund të jetë i dëmshëm.

    Hilary Duff (pictured in April) is one of the most recent celebrities to speak about her placenta eating habits. Advocates claim it can boost iron levels, improve milk supply

    Mjekët kanadezë bënë edhe një studim të cilin e publikuan në Journal od Obstetrics dhe Gynecology. Doktor Jocelynn Cook, autori i studimit thotë se aktualisht nuk ka prova të forta që duhet të shtyjnë nënat të hanë placentën e tyre. Placenta formohet gjatë shtatzënisë për ti dhënë oksigjen dhe lëndë ushqimore foshnjës përmes kordonit të kërthizës. Normalisht, nënat lejohen ta marrin me vete në shtëpi placentën pas lindjes, po udhëzimet nga mjekët ndryshojnë nga spitali në spital.

    Image result for human placenta

    Kryesisht jepen këshilla se si të transportohen dhe të ruhen në kushte shumë higjienike në frigorifer pa u përzier me ushqime të tjera që të mos mbushet me baktere. Ka site të ndryshme online ku përshkruajnë se si të gatuhet dhe të konsumohet placenta, e ndërsa kompanitë të ndryshme farmaceutike ndjekin protokolle të ndryshme dhe e sjellin në formë pilule e cila kushton të paktën në Angli, 250 paund.

    Origjina e trendit tek njerëzit që e hanë është e paqartë dhe bazohet vetëm në disa teori, që të bën mirë për shëndetin, e ndërsa kafshët e kanë për zakon ta hanë për një arsye. Sipas shkencëtarëve kafshët sapo lindin e hanë placentën që të mbrojnë krijesat e tyre nga grabitqarët të cilët nuhasin aromën dhe gjakun. / Daily Mail/ Tiranapost.al. E.B

    Mothers have been warned by a medical body to stop eating their placenta who say there are no known health benefits. Kim Kardashian (pictured in May) said she consumed her placenta in pill form to beat baby blues after reading about the benefits online

    Coleen Rooney (pictured in August 2017) went one step further and had her placenta made into a face cream in February 2018