Aktualitet

Të dielën mos bëni plane për plazh

Pas temperaturave ekstremisht të larta dhe vapës së tmerrshme, jo vetëm që në fundjavë pritet të bien temperaturat por e diela do të ketë edhe shi.

Duke nisur që nga e shtuna do të ketë rënie të temperaturave. Ndërsa të dielën nga Ballkani verior do të afrohet një front i ftohtë, që do të sjellë vranësira dhe reshje shiu në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta do të ketë shi në formë rrebeshi dhe stuhi.

Në jug të vendit gjithashtu pritet të ketë reshje shiu dhe stuhi, sidomos në zonat bregdetare. Ndërsa zona e plazhit të Velipojes dhe Shëngjinit ditën e djel pritet që të mos preken nga moti i keq.

Temperaturat këtë fundjavë do të pësojnë rënie deri në 10 apo më shumë gradë celcius, ku në zonat malore do të shkojnë deri në 22 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet deri në 32 gradë.

Ndërsa mesjavën tjetër pritet që temepraturat të rriten sërish, duke rikthyer të nxehtin afrikan./ E.D/Copyright Tiranapost.al