• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Ekonomi Të gjitha

    Të dhënat e Instat duhet të jenë më të kuptueshme për publikun


    Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Ben Ahmetaj tha se statistikat për punësimin janë të mira, por dha disa sugjerime për raportet që publikohen. Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat sugjeroi që raportet të jenë më të kuptueshme për publikun dhe të sqaruara me detaje. Gjithashtu ai sugjeroi që të ketë një lidhje më të afërt me mediat për statistikat dhe të ofrohet mundësia që të shpjegohen të gjitha në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

    Lexoni më poshtë një pjesë të deklaratës të Ahmetajt:

    Besoj se ka nevojë për një punë me të detajuara nga ana juaj me mediat. E kam ndjekur disa herë punën e Eurostat, nuk mjaftohet vetëm me publikimin. Kemi nevojë që statistikat të shpjegohen se shumë nga ne nuk arrijnë të kuptojnë statistikat. Ju keni nevoje ti shpjegoni politikbërësve statistikat që nxirrni, por edhe të informoni opinonin publik. Keni nevoje për një lidhje më të afërt me mediat për statistikat ku të shpjegohen të gjitha në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Duhet të ketë dhe një strategji komunikimi pasi të dhënat e Instat duhet të jenë më të kuptueshme për publikun./ Copyright/ Tiranapost.al 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]